TIRANE- Zbulohet identiteti i gradistit që dyshohet se ka vrarë veten në krye të detyrës. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se bëhet fjalë për 30-vjeçarin Ariol Mance, nga Përmeti.

Gardisti u gjet i pajetë në ambientet e Gardës rreth orës 23:00.

Sipas Ministrisë së Brendshme, dyshohet se gardisti ka vrarë veten me armën e shërbimit. Fill pas ngjarjes së rëndë, grupi hetimor ka administruar dhe sekuestruar prova që forcojnë dyshimin se akti i rëndë është kryer ne kushtet e tronditjes psikike.

Sakaq, të tjera detaje pritet të hedhin dritë mbi ngjarjen.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb