PRISHTINE- Buxheti për pagesën pensioneve për ish-luftëtarët nuk e kalon vlerën e 60 milionë eurove, siç është paraparë dhe vitin e kaluar, por numri i veteranëve i rritur sivjet, e tejkalon këtë vlerë, e që bie ndesh me kërkesën e FMN-së. Këshilli për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së e ka fajësuar Qeverinë për tejkalim të numrit të veteranëve dhe invalidëve të luftës.

Ky Këshill ka thënë se çdo “ndëshkim” për këtë çështje duhet të bie mbi Qeverinë e Kosovës, e cila sipas tyre nuk ka ndaluar dhe as pastruar listat e veteranëve, nga njerëz që nuk kanë qenë në luftë, shkruan sot Gazeta “Zëri”. Një delegacion i FMN-së është takuar të enjten me kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa, ku pas takimit, përmes një komunikate për medie është thënë se Kosova mbetet brenda programit me FMN-në, si kusht që vitin e ardhshëm të mos tejkalohet masa e mjeteve për veteranë dhe invalidë të luftës.

“Misioni vlerësoi hapat që koalicioni qeveritar ka ndërmarrë gjatë propozimit të Ligjit për Buxhetin për vitin 2017-të, sipas qëndrimeve të harmonizuara, por si kusht që Kosova të mbetet brenda programit me FMN-në, kërkoi që të adresohen konkretisht masat dhe instrumentet që do të siguronin që vitin e ardhshëm të mos tejkalohet masa e mjeteve për veteranë dhe invalidë të luftës dhe rregullimi i tyre me ligj, para fillimit të implementimit të Ligjit për Buxhetin”, citohet në komunikatë deklarata e FMN-së.

Rreziku i paqëndrueshmërisë buxhetore, si pasojë e numrit të veteranëve të luftës, është ndër vërejtjet kryesore edhe në Raport të Progresit. Xhevdet Qeriqi, kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së ka thënë se buxheti për pagesën e ish-luftëtarëve nuk kalon vlerën e 60 milionë eurove, siç është paraparë edhe vitin e kaluar, por numri i veteranëve i rritur sivjet, sipas tij tejkalon këtë vlerë./zeri
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: