BRUITANI E MADHE

Pas një vizitë tre ditore në Britaninë e Madhe Presidenti Trump së bashku me bashkëshorten e tij Melania largohen drejt SHBA. Para largimit ditën e djeshme çifti presidencial mori pjese në ceremoninë përkujtimore të 75-vjetorit të D-Day.

Kjo ceremoni bëri bashkë disa nga liderët më të rëndësishëm perëndimorë në Portsmouth të Britanisë. Nga presidenti amerikan Donald Trump që gjendej për vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, tek presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelarja gjermane Angela Merkel e deri tek Mbretëresha Elizabeth, nderuan të rënët e Luftës së Dytë Botërore dhe vlerësuan aleancën mes vendeve.

Ajo që ka rënë në sy gjatë kësaj ceremonie ishte një kompliment i bërë nga veterani, Thomas Cuthbert për bashkëshorten e SHBA-ve Melania. Pasi takon Trump 93-vjecari i drejtohet Melania “Sikur të isha 20 vjet më i ri”. Ndërsa Trump i përgjiigjet “Sigurisht që do ta kishë bërë për vete”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb