Veterani i CDU, 72-vjeçari, Wolfgang Bosbach, ngriti alarmin se Gjermania rrezikon të humbasim stabilitetin politik që e ka mbajtur në këmbë për dekada të tëra.
Gjithashtu ish-zëvendëskryetari i grupit parlamentar të CDU tha se “jemi në rrezik serioz për të humbur stabilitetin ekonomik të vendit tonë”.
“Nëse më pas humbim stabilitetin shoqëror, atëherë nuk e di se çfarë rezultatesh mund të presim”, shtoi ai, duke parë si rrezik shtyrjen e votuesve të dëshpëruar drejt partive ekstremiste.
Një tjetër rrezik që Bosbach paralajmëron është ai që do të ndodhë nëse Vladimir Putin fiton luftën në Ukrainë.
“Nëse Putini afirmohet ushtarakisht në Ukrainë, ne do të kemi të bëjmë gjithashtu me shifra krejtësisht të ndryshme të emigracionit”, tha ai.