Piktura e famshme ‘Vajza me tullumbace’ është vetëshkatërruar pasi u shit në ankand për 1.3 milionë dollarë.

‘Vajza me tullumbace’, një nga veprat më të njohura të Banksy, u shit në ankandin Sotheby në Londër.

Momente pasi u shit, kavanca e një vajzë që përpiqet të kapë një tullumbace u shkatërrua.

Kanavaca papritur rrëshqiti përmes një prerëseje letrash të instaluar në kornizë duke u bërë copash. Vetë Banksy ka publikuar videon në rrjetet sociale ku shkruan: “Kërkesa për të shkatërruar është gjithashtu një kërkesë krijuese – Picasso.”

Ndërsa shton: “Disa vite më parë, unë krijova fshehurazi prerëse letrash në kornizë.”

Ndëra video tregon dikë që instalon paisjen dhe shkruhet: “Në rast se do të dilte ndonjëherë në ankand.”

Më pas shikohet momenti kur pikura u coptua në  shtëpinë e ankandit të premten. Është e paqartë sesi u aktivizua prerësja e letrave.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: