Lëvizja Vetëvendosje duket se është partia shqiptare më e pasur në Kosovë.

Sipas raportit financiar të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ky subjekt politik ka pasuri ku përfshihet toka, objekte, pajisje, pasuri të patundhshme dhe pasuri tjera, që shkojnë në vlerë 121 mijë e 779 euro.

Ndërsa pasuri në llogari bankare apo para, llogariten në rreth 1.5 mln euro.

Kjo e çon pasurinë e përgjithshme të Lëvizjes Vetëvendosje në 1.353.540.63 euro.
E zero është vlera e detyrimeve afatgjatë që ka kjo parti.

Ndërkaq detyrime afatshkurta ka në vlerë 27 mijë e 945 euro.
Në këtë raport janë paraqitur të dhëna edhe mbi të hyrat nga buxheti I Kosovës. Vetëvendosje vjet ka pasur mbi 2 milionë euro nga buxheti i Kosovës.

571 euro i pati të hyra nga anëtarësia, ndërkaq 22.366 nga donacionet dhe kontributet në të holla.

Gjithsej në 2023 të hyrat e Vetëvendosjes shkuan në 2 milionë e 98 mijë e 592 euro.

Përveç të hyra kjo parti pati edhe shpenzime.

Për paga dhe kompensime VV-ja shpenzoi 767.435.60 euro.

Për shpenzimet e transportit u harxhuan 84.402.37 euro, ndërkaq për reklama dhe konferenca u shpenzuan rreth 139 mijë euro.

Gjithsej shpenzimet e VV-së në 2023 ishin 1 milionë e 381 mijë e 285 euro.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka publikuar sot raportet financiare të partive politike në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

“Duke pasur parasysh se ende nuk është bërë auditimi i këtyre raporteve, publikimi i tyre shoqërohet me tekstin sqarues: “Këto raporte financiare janë të paaudituara dhe mund të pësojnë ndryshime dhe saktësime gjatë procesit të auditimit”. Pas përfundimit të procesit të auditimit nga auditorët e jashtëm, raportet e audituara do të publikohen në të njëjtën hapësirë në ueb faqen e KQZ-së. Të gjitha raportet e paaudituara financiare të partive politike për vitin 2023 janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së: Shërbimet e KQZ-së > Shërbimet për Subjekte Politike > Raportet Vjetore Financiare, ose në vegzën direkte:”, thuhet në njoftim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: