Lëvizja Vetëvendosje në një konferencë për mediat në lidhje me gjendjen në shëndetësi deklaroi se zgjedhjet e jashtëzakonshme janë të domosdoshme si strategji e vetme për t’i dhënë fund keqqeverisjes në këtë sektor.


Koordinatori i Vetëvendosjes në Prishtinë, Arben Vitia, tha se vendit i duhen impulse të reja dhe si e tillë, zgjedhjet janë akti i duhur që qytetarët të vendosin për një ndryshim rrënjësor.


“Rasti më i fundit i furnizimit me stenda janë shpërblyer kompani që nuk ofrojnë cilësi. Janë ble stenda që nuk garantojnë cilësinë e duhur. Rasti i furnizimit me shtretër ku porositen rreth 700 shtretër me persona me peshë mbi 250 kg. Rasti standard është maksimumi deri në 250 kg. Këtë e pasoi një situatë ku shtretërit nuk kund të futen për shkak të dimensionit më të madh se dyer. Bëhet fjalë për mbi një milion euro. Ky tender do duhej të anulohej dhe të merreshin në përgjegjësi ata që janë involvuar”, ka thënë Vitia gjatë konferencës