TIRANË

Prokuroria e Tiranës ka nisur kryesisht një hetim penal ndaj ekspertëve që përpiluan aktet balistike të pistoletës me të cilën biznesmeni 37-vjeçar Eugert Lazaj u vetëvra brenda ambjenteve të vilës së tij luksoze në Lundër. Ky hetim fillon sepse në dy akte të ndryshme, ekspertët kanë dalë në konkluzione tërësisht të kundërta.

Në njërin akt, thuhet se plumbi është qitur nga pistoleta e sekuestruar pranë trupit të pajetë të pronarit të kompleksit Adorions, ndërsa në tjetrin që nuk ishte shtënë nga e njëjta armë. Për këtë shkak, prokurorët të cilët hetuan rastin kanë dyshime se njëri nga aktet është falsfikuar, ndaj hapën një çështje penale për të përcaktuar arsyet. Burimet thanë se nuk ka emra konkretë të ekspertëve balistikë, të cilët të jenë shënuar në regjistrin e veprave penale, por për momentin po hetohet për akuzën e ekspertimit të rremë.

Eugert Lazaj u vetëvra teksa po përballej me gjykatën Administrative ku kundërshtonte urdhrin e policisë për t’u larguar jashtë vendit, pasi kishte lënë shtetësinë shqiptare dhe ishte bërë shtetas i një vendi europian.

Dyshimet se ai mund të ishte vrarë u shuan shpejt dhe prokuroria arriti në konkluzionin se 37-vjeçari ishte vetëvrarë me armën pistoletë që ishte përdorur me herët në masakrën e 4 tetorit në ish-Bllok me një të vrarë dhe 4 të plagosur.

Sesi arma në fjalë,që i përkiste një biznesmeni kishte përfunbduar në duart e Lazaj, nuk u sqarua asnjëherë, por hetimet e hapura për ekspertët, me gjasë mund t’i japin përgjigje dhe kësaj pjesë të mistershme të historisë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb