Sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24 është rikthyer historia e Artur Zenelaj nga Vlora i cili dy muaj më parë humbi djalin e vetëm. Babai një javë më parë rrëfeu ngjarjen si u njoftua për vetëvrasjen e të birit dhe çfarë ndodhi me hetimin.

Mario Gavani u vetëvra më 25 prill duke u hedhur nga kati i nëntë i banesës ku jetonte së bashku me bashkëshorten e tij. Arturi rrëfeu se telefonatat e fundit që bëri me të birin i la të kuptojë se ai ka qenë në presione të vazhdueshme nga e ëma.

Ndërkohë babai ka ngritur dyshimet e tij për hetimin e bërë nga prokuroria. Ai tha se nuk është pyetur kurrë nga ky organ kompetent për hetimin e situatës. Babai i revoltuar në studio bëri publike edhe disa telefonata me nusen e të birit.

Emisioni “Me zemër të hapur” mori një përgjigje zyrtare nga Prokuroria e Vlorës lidhur me këtë rast, ky institucion u shpreh zyrtarisht se çështja është në hetim. Ndërkohë sot Arturi u rikthye sërish në studio për t’u ballafaquar me nusen e djalit.

Nusja në një letër dërguar stafit të emisionit, thoshte se bashkëshorti i saj ishte trafikant dhe përdorues kokaine duke e akuzuar familjen e tij se ka qenë indiferente ndaj jetës së tij, çka solli vetëvrasjen. “Ndaj mos më kërkoni mua përgjegjësi por duhet të fajësoni veten tuaj”, shprehet ajo në letër.

Zemra
Zemra

Ndërkohë i ati, i tha nuses së të birit që nuk duhet të kishte shkuar në Gjermani por të qëndronte në Vlorë për ta ndihmuar me zbardhjen e ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb