Eliminimi nga Carabao Cup nuk u bë dramë në shtëpinë e Man.City, por “qytetarët” bien sërish, këtë herë në Premier League, me Bournemouth që i dhuroi një leksion të vërtetë futbolli. Kampionët e Anglisë nuk njiheshin në fushë, me Bournemouth që iu afrua menjëherë golit, ndërsa në minutën e 9-të, pas një zbritje të shpejtë kaluan në avantazh. Vendasin nuk u mjaftuan me kaq, por kapën sërish “mat” Man.City, këtë herë në minutën e 64-të, me Evanilson që finalizoi me gol një kundërsulm perfekt. Haaland dhe e gjithë pjesë tjetër e fazës sulmuese ishin në një ditë Jo, por për të rikthyer City në lojë mendoi Gvardiol që me kokë ngushtoi shifrat në 2-1 në minutën e 82-të. City u hodh në sulm në minutat e mbetur për të shmangur këtë humbje, por pa sukses.
Java e 10-të e Premier League u hap me një blof pasi Arsenal pësoi një humbje minimale 1-0 në transfertë përballë Newcastle. Isak realizoi golin e fitores për “qymyrxhinjtë” që në minutën e 12-të.
Përfitoi në maksimum nga blofi i Man.City dhe Arsenal ekipi i Liverpool. Të kuqtë dolën me tre pikë përballë Brighton, por dhe ekipi i Slot vuajti jashtëzakonisht shumë teksa e gjetën veten në disavantazh që në minutën e 14-të. Në fraksionin e dytë, Liverpool ushtroi një presion asfiksues duke përmbysur gjithçka brenda 3 minutave. Fillimisht ishte Gakpo që barazoi shifrat në minutën e 69-të, ndërsa tre minuta më pas Momo Salah përmbysi gjithçka duke i dhuruar fitoren Liverpool-it.
Fal këtij suksesi, Liverpool kryeson i vetën në krye në kuotën e 25 pikëve, plus 2 nga Man.City dhe plus 7 në raport me Arsenal, me topçinjtë që ndodhen në vendin e katërt. Blofi i City dhe Arsenal “pushtoi” faqet e para të mediave në ishull, feston vetëm Liverpool.
(BalkanWeb)