Një ngjarje horror në kufijtë e tragjedisë ka ndodhur në shtetin fqinj, Greqi. Një 14 vjeçare u vetëvra duke u hedhur në shinat e trenit elektrik. Ngjarja u shënua pasditen e së enjtes në stacionin e trenit elektrik në  Moschato të Greqisë.

Mediat greke shkruajnë se e mitura kishte lënë një shënim ku shpjegonte arsyet e aktit të vetëvrasjes. 14-vjeçari  shprehej se jetonte në një botë të dominuar nga marrëdhëniet e sëmura.

Ajo thuhet se prej 3 muajsh  kishte një lidhje me një 43 vjeçar të  martuar dhe me fëmijë, pronari i një dyqani ushqimor në zonën ku jetonte vajza. Sipas autoriteteve, njerku e kishte rrahur vazhdimisht vajzën që kur kishte mësuar për këtë lidhje, raporton media greke “Ekathinerini”.

Pas ngjarjes së kobshme, policia greke u vu në veprim dhe ka arrestuar 43-vjeçarin, nën akuzat për keqpërdorim seksual me të mitur. Atij i janë gjetur edhe materiale kompromentuese, të cilat tregojnë se ka pasur raport seksual me të miturën.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb