PARIS-Inspektori i ngarkuar me hetimin e masakrës në revistën Charlie Hebdo, Fred Erlik, ka kryer vetëvrasje. Ngjarja ndodhi në zyrën e tij në Limoges, pak pas takimit që Fred kishte me familjen e një prej viktimave. Sipas informacioneve paraprake, Fred bëri vetëvrasje para se të shkruante një raport rreth asaj se çfarë familja e një prej viktimave i rrëfeu atij rreth tragjedisë.Mediat franceze thonë se inspektori 45-vjeçari kishte probleme me depresionin, ndërsa policia njoftoi se zyrtarët plotësisht janë tronditur dhe sepse askush nuk e ka pritur një ngjarje të tillë. Fred është dashur që të udhëheqë hetimet e sulmit ndaj personelit të redaksisë së gazetës satirike Charlie Hebdo, i cili ndodhi më 7 janar, sulm ku u vranë 12 persona.
Karrierën e tij në polici e filloi në vitin 1997 në Versajë, pastaj u kthye në Limoges, ku që nga viti 2012 shërbeu si zëvendës drejtor i policisë rajonale.
(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb