GRAMSH– Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Gramshit, ku një 79-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë gjahu.
Nuk dihen ende shkaqet që çuan të moshuarin drejt këtij akti të rëndë, por policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet.
Informacion Paraprak
Më datë 12.04.2018 rreth orës 14:00, në lagjen “Sporti” Gramsh, në banesë shtetasi A.Z., 79 vjeç është vetëvrarë me armë gjahu çifte, të cilën e ka patur me leje.
Nga veprimet e para hetimore nuk u konstatuan dëmtime apo shenja dhune.
Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(BalkanWeb)