Në një prononcim për emisionin “ Vetting” avokati Ledio Braho shprehet se është kthyer në një normalitet tashmë punësimet në fushatë elektorale. Por realiteti ka treguar se emërimet pa kriter  sapo kanë përfunduar votimet janë larguar nga puna me forma të ndryshme, ku në shumicën e rasteve punonjësit kalojnë në sitën e patronazhistëve nëse e meritojnë atë vend pune apo jo. Ndërkohë që fatura financiare që duhet të paguajë shteti për largimet e padrejta nga puna, rëndon në xhepat e qytetareve.

Ndërkaq, kreu i Qendrës për Marrëdhënie në Punë dhe Dialog Social, Edison Hoxha, shpjegon se shkarkimet nga puna rëndojnë në buxhetin e shtetit ndërsa punonjësit e administratës janë në thelb të pambrojtur.

Eksperti
Eksperti

Në kategorinë e punonjësve civilë kemi me qindra raste ku paguhet për të njëjtin pozicion pune dy, tre,  ose më shumë persona punonjës sepse ka ndodhur padrejtësia se është larguar njëri ai ka vazhduar procesin gjyqësor përsëri ka ardhur një person tjetër dhe ai është larguar dhe ka vazhduar procesin gjyqësor dhe vazhdojnë proces pas procesi dhe për një pozicion kemi tre apo katër që paguhen.

Punonjësit në këto situata janë të pambrojtur sepse ka dhe një shkak tjetër që nuk funksionon siç duhet dhe çdo gjë ngel në dorën e titullarëve që marrin pozicione drejtuese punëdhënëse në institucionet e caktuara, sepse dhe vetë punonjësit nuk janë të organizuar.

Administrata publike nuk është organizuar, punonjësit instrumentin më të rëndësishëm që mund të reagojnë siç duhet për shkeljen e të drejtave të tyre e kanë nëqoftëse organizohen kolektivisht.  Ne kemi kontaktuar punonjës dhe jemi munduar që ti nxisim që ata të organizohen dhe të bëhen bashkë ose të paktën të reagojnë, sepse ka tre shkallë që ne do duam që ti nxisim në vazhdimësi, pjesa e parë që është reagimi individual i çdo personi që mos të pranojë padrejtësi të caktuara, ti ndjekim çështjet qoftë edhe ligjërisht, pjesa tjetër është të solidarizohen me njëri tjetrin punonjësit në një sektor të caktuar, dhe e treta pastaj është shkalla më e lartë që është organizimi dhe ne nuk hasim asnjë nga këto si elementë, në shumicën e rasteve që kemi shkuar në administratën publike, punonjësve edhe pse ata kanë një kualifikim të konsiderueshëm, sepse punonjësit e administratës janë të atij niveli, nuk kanë besim tek këto lloj instrumentesh, por këto janë instrumentet e vetëm në qoftëse ne duam ti ndryshojmë realisht që të jemi më të qëndrueshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb