Në shtator 2013, gjëja e dytë që u bë pas zgjedhjeve ishte shfuqizimi i ligjit për nënpunësin civil. Ligji i ri thotë,  nënpunësi është i mbrojtur por mbrojtje nuk ka. Punëdhënësi mund ta heqin kur të dojë nga puna. Ajo që është më e rënda është që një vendim gjykate thotë nuk do japim dëmshpërblime megjithëse e meritojnë sepse qeveria nuk ka lek. Ky mirëkuptimi i drejtësisë ndaj padrejtësive që bën qeveria, është arsyeja pse jemi nën një regjim.

Ka presion të drejtpërdrejte ndaj punonjësve të administratës tashmë edhe të kontrolluar përmes aplikacioneve. Ata kanë një armatë që kanë në dorë të dhënat e gjithsecilit. Ata kanë gjithmonë dikë mbi kokë që ti kujtojë që ti je nën kontroll. Nëse do të qëndrosh në punë duhet të më bindësh mua që ti po punon për partinë që të marrë votat. Është metodë mafioze.

Për kreun e Sindikatës së Pavarur të Arsimit, problemi thelbësor sa i takon arsimit parashkollor është menaxhimi i tij nga bashkitë dhe jo nga qeveria qendrore.

Sipas Isa Halilaj, kryetar i sindikates së pavarur të arsimit parashkollor, një tjetër problematikë që kjo sindikatë ka ngritur ka qenë edhe numri i lartë i fëmijëve në kopshte i cili sipas zotit Halilaj duhet të përputhet me standardet evropianë.

Vlen për t’u theksuar edhe numri shumë i lartë i fëmijëve në grupet e kopshteve dhe këtu fillon problematika e madhe. Është e pamundur që grupet të kenë 30-35 fëmijë 3 vjeçar. Standardi evropianë është që një edukatore për 3 fëmijë 3 vjeçar, 1 edukatore për 5 fëmijë 4 vjeçar. 1 edukatore për 8 fëmijë 5 vjeçar. Jemi shumë larg standardeve evropianë.

Por në këtë pikë, bashkia Rrogozhinë duket se është e përparuar në krahasim me bashkitë e tjera. Në kërkesën për informacion që Vetting i dërgoi, na sqarohet se:

E-MAIL BASHKIA RROGOZHINË PËR KOPSHTIN LUZ i MADH

“Aktualisht ne kopshtin Rrogozhine jane regjistruar 130 femije dhe 9 edukatore . Ne kopshtin Luz i Madh janë regjistruar 14 fëmije te ndare ne 2 grupe te përziera dhe 2 edukatore. “

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb