Emisioni Vetting në News24  lidhur me rastin e Mimoza Bidaj ka kontaktuar ekspertë dhe përfaqësues të opozitës. Qartazi nga investigimi i Vetting del në pah hakmarrja politike e kryebashkiakut Edison Memolla. Bidaj, si drejtuese e një institucioni parashkollor, kishte refuzuar urdhërin për të vënë në dispozicion të partisë, të dhënat e vartësve të saj. Përfundimi, Memolla vendos të hakmerret dhe të udhëzojë gjithë procesin e largimit të Mimoza Bidajt fillimisht si drejtuese e kopshtit, më pas ta transferojë në Luz si edukatore.

Por sa i ligjshëm është po ky emërim e shpjegon eksperti Ndriçim Mehmeti, i cili i referohet ligjit për emërimet.

Ligji për emërimet:

Duhet të kenë arsimin parashkollor, të mos jenë anëtar të një forumi apo organizate politike dhe të ketë referenca të mira.

Shkarkohesh për shkelje të disiplinës në punë shkelje të etikës profesionale ndjekje penale etj, etj apo kur je i paaftë fizikisht apo mendërisht.

Por cilat janë kriteret që duhet të plotësojë një kandidat apo kandidate për të drejtuar një kopshte. Si bëhet përzgjedhje e tij, si e parashikon ligji?

Cim Mehmeti
Cim Mehmeti

Specialisti Mehmeti shprehet “po në këtë kopsht, bashkia e Rrogozhinës, për të plotësuar nevojat e saj, ka punësuar dy edukatore të cilat janë me banim në qarkun e Durrësit”.

Por çfarë parashikon ligji edhe për këtë ndërsa ish drejtoresha e kopshtit u transferua në Luz, dy edukatore të tjera udhëtojnë çdo ditë nga Durrësi për t’u kujdesur për fëmijët e Rrogozhinës.

“Mund të realizohen lëvizje paralele, ajo që vjen nga Durrësi emërohet në Luz ndërsa ajo që është me vendbanim në Rrogozhinë caktohet po aty.

Nëse një punonjës është i asaj bashkie dhe i ka të gjitha letrat, ka ankesa që në moral janë të padrejta. Që ti ke marr një mësues të arsimit fillor dikur dhe e ke bërë edukatore, vjen një mësues i arsimit parashkollor dhe thotë ai vend është jashtë profilit kështu që duhet të vij unë. Tani e ke mbajtur atë, të ka shërbyer, moralisht është e padrejtë ligjërisht është e drejtë që të largohet nga puna dhe të vijë një tjetër. Por jo të largohesh ti që ke arsimin përkatës dhe të sjellin dikë tjetër sepse pastaj ky është emërim ose nepotik ose partiak a selektiv”.

Alarmi për shkarkime politike

Raste të shumta shkarkimesh politike janë denoncuar edhe nga opozita e cila pretendon se ka pasur shumë punonjës që gjatë zgjedhjeve të 14 majit janë pushuar nga puna për shkak se kanë qenë mbështetës të tyre dhe jo të pushtetit.. Sipas anëtarit të kryesisë së Rithemelimit, Gent Strazimirit, qeveria i ka përdorur këto punonjës duke lëvizur çdo instrument për të realizuar kalkulime të cilat do t’i japin fitoren në mënyrë të përsëritur.

Strazo
Strazo

“Për realizimin e këtyre shkarkimin politike duket se qeveria i ka paraprirë që në vitin 2013, kur shfuqizoj ligjin e nënpunësit civil. Por ajo që është më problematike është rasti, kur gjykata në vend të zbatoj ligjin e t’u japë pagat që përfitojnë nga shkarkimet e pa bazuara në ligjë të zyrtarëve, sipas Strazimirit ndodh që gjykata shprehet në vendimet e saj “nuk do japim dëmshpërblime sepse qeveria nuk ka lekë”, shprehet Strazimiri.


 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb