Emisioni Vetting në News24  ka trajtuar sot një prej çështjeve që debatohet prej vitesh dhe ka të bëjë me shkarkimet nga detyra për çështje politike.

Në pothuajse të gjitha rastet, ata që janë larguar nga detyrat, i janë drejtuar gjykatave, kanë fituar proceset dhe shteti ëhstë detyruar të paguajë detyrimet (rrogat e munguara).

Në emisionin e sotëm është trajtuar rasti i Rrogozhinës, bashki që drejtohet nga Edison Memolla. Ndërsa “viktimë” e hakmarrjes së tij politike është qytetarja Mimoza Bidaj. Kjo e fundit, fillimisht u shkarkua nga puna, sipas saj, për arsye politike. Ajo numëron 39 vite punë në arsim, ku e ka nisur në vitin 1985 si edukatore kopshti në qytetin e saj të lindjes. Në vitin 2018 Bidaj u komandua si drejtoreshë e këtij kopshti, e më pas, në vitin 2019, ajo u emërua si drejtoreshë e po të njëjtit kopsht! Vendimi u dha nga kryetari i bashkisë së asaj kohe, i ndjeri Haxhi Memolla.

Mosdhënia e listës me votuesit në zgjedhjet vendore ka shënuar edhe stinën e hakmarrjes politike për Mimoza Bidajn, e cila çdo ditë udhëton nga Rrogozhina drejt Luzit.

Ngjarja që sjell në këtë episod Vetting, është zhvilluar në zyrat e kopshtit të Rrogozhinës, ku Edison Memolla ka dërguar Fatmir Meçajn, drejtor i arsimit në këtë bashki, për të komunikuar me drejtuesen e institucionit para zgjedhjeve të 14 majit.

Por, “Rrogozhina” është vetëm një rast që ka si shkak shkarkimi hakmarrjen politike, pasi shkarkime të tjera kanë bërë që të kemi sot shifra marramendëse në dëm të buxhetit të shtetit.

Edison Memolla është kryebashkiaku i Rrogozhinës, i cili i fitoi zgjedhjet në Rrogozhinë edhe pse ishte i akuzuar për manipulim në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit 2022.

Ai i fitoi zgjedhjet me 14 Maj 2023 me 12 vota më shumë se rivali. Votat që e shpallën fitues ishin votat e numëruara nga votuesit në Burgun e Rrogozhinës. Fitorja e tij me këto vota u ankimua në KQZ, e cila më pas vendosi përsëritjen me 23 korrik 2023. Në ripërsëritje ai u shpall fitues me një diferencë krejt të papritur me 1752 të tilla.

Memolla sot për përballet me SPAK me akuzën e shitblerjes së votës, për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit të vitit 2022 kur ai zuri vendin e xhaxhait si kryebashkiak, që kish ndërruar jetë.

Por cila është qasja e 36 vjeçarit Memolla me administratën?

Vetting sjell një rast të ilustrimit se si Memolla trajton administratën publike. Drejtoresha e kopshtit të Rrogozhinës, Mimoza Bidaj, fillimisht u shkarkua nga puna, sipas saj, për arsye politike.

Ajo numëron 39 vite punë në arsim, ku e ka nisur në vitin 1985 si edukatore kopshti në qytetin e saj të lindjes.

Në vitin 2018 Bidaj u komandua si drejtoreshë e këtij kopshti, e më pas, në vitin 2019, ajo u emërua si drejtoreshë e po të njëjtit kopsht! Vendimi u dha nga kryetari i bashkisë së asaj kohe, i ndjeri Haxhi Memolla.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb