Nga pamjet e siguruara në terren gjenden masive të mëdha materiali, të cilat janë të njëjtat produkte, për të cilat organizata mjedisore me qendër në Bazel ka ngritur dyshime se janë mbetje të rrezikshme.

Drejtori ekzekutiv i BAN, Jim Puckett u shpreh: “Jam shumë i shqetësuar për situatën në Portin e Durrësit sepse ruhen materiale në mot të hapur, nën elementet e shiut dhe të erës, një material i panjohur në formë pluhuri.

Kështu që do të përhapet dhe askush nuk duket se kujdeset për këtë gjë, pa kufizues, pa kontenierë dhe pa çati mbi materialin. Pra, thjesht do të hyjë në port dhe do të përhapet. Ky nuk  është menaxhimi i duhur i çdo lloj materiali si ky, por edhe i të gjitha materialeve nëse janë mbetje të rrezikshme.

C6e41852 448e 4730 8161 0f2a8a010d1b
C6e41852 448e 4730 8161 0f2a8a010d1b

Na kanë thënë se kjo vjen nga fabrikat e çelikut, teknikisht nga Kurumi në Shqipëri dhe nëse vjen nga shumë fabrika që prodhojnë çelik, duhet të jetë mbetje dhe logjikisht do të jetë e rrezikshme dhe ka shumë të ngjarë që të jetë e paligjshme të eksportohet në këtë mënyrë.”

Jim Puckett shprehet se ka dyshime se ky aktivitet ka kohë që zhvillohet rregullisht në Portin e Durrësit dhe beson se gjithë ajo sasi e madhe mbetjesh nuk mund të vijë vetëm nga KURUMI, por edhe nga vende të tjera në Europë.

Jim Pucket
Jim Pucket

Sipas ekspertëve të mjedisit, mbetjet e rrezikshme duhet të trajtohen në procedura strikte dhe të kontrolluara.

Sipas ekpertit te mjedisit Rodion Gjoka: “Këto mbetje duhet të jenë gjithmonë nën kontroll strikt dhe rigoroz përsa i takon qoftë trajtimit të tyre, por edhe magazinimit apo depotizimit të tyre në rast se ato janë për tu transportuar në një vend tjetër, sikundër edhe tranporti i tyre bëhet në kushte të veçanta. Pra, jo në oraret e pikut, jo në akset ku qarkullimi është më i madh dhe më i dendur.”

Në maj 2013, qeveria shqiptare lidhi kontratën koncesionare “Për menaxhimin dhe Operimin e Terminalit Lindor në Portin e Durrësit” ndërmjet Ministrisë së Transporteve dhe operatorit “EMS Shipping and Trading GMBH”. Pra, koncesionari ka rol në ngarkimin dhe shkarkimin e mallrave rifuxho siç janë mineralet, pikërisht në pjesën ku dyshohet se akoma gjenden mbetje të rrezikshme. Nga filmimet me dron shihen thasët e ngarkuar, por edhe materialet e shpërndara në kalatën lindore të Portit.

Por pas akuzave nga Ministria për transportin e mbetjeve të rrezikshme doli lajmi se koncesionari i ishte shitur kompanisë kroate “SCAPHA D.O.O.”.

Në vendimin e aksionerëve, që është depozituar në Qendrën e Biznesit më 26 gusht 2024, deklarohet se kompania EMS e ka nënshkruar marrëveshjen për shitjen e të gjitha aksioneve me vlerë rreth 13 milionë euro më. Kjo kompani menaxhon edhe portin e Splitit në Kroaci dhe si përfaqësues të saj ka Rezart Spahian, ortak me ish deputetin e Partisë Demokratike, Alfred Rushaj, te kompania “Frost & Fire Consulting”.

“Vetting” kontaktoi Drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Arta Dollani për ngarkesat e ekspozuara në ambient të hapur në kalatën lindore të Portit të Durrësit. Pyetjet se çfarë materialesh gjenden në këtë port dhe çfarë masash ka marrë Agjencia Kombëtare e Mjedisit pas apelit nga organizata ndërkombëtare nuk morën përgjigje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb