Ligji i Vettingut ka mbërritur në Komisionin e Venecias. Burime nga gjykata kushtetuese konfirmojnë për News24, se procesi i përkthimit ka përfunduar duke bërë të mundur dërgimin e tij drejt Venecias, vetëm 4 ditë pas gjykata kushtetuese e pezulloi ligjin.

Të njëjta burime thonë se nuk dihet ende se sa mund të zgjasë përgjigjja nga ekspertët e Venecias, por bazuar në përvojat e mëparshme, vonesa mund të jetë edhe 3 deri në 6 muaj.

Janë disa pika të ligjit për të cilat është kërkuar mendimi i komisionit të Venecias, siç është ai për respektimin e jetës private të përfaqësuesve të sistemit të drejtësisë, veçanërisht atyre që do të kenë pjesë e SPAK-ut.

Me pezullimin e ligjit të Vettingut, kushtetuesja pranoi një prej kërkesave të partisë demokratike, teksa i kërkon komisionit të Venecias të sqarojë “nëse ka kompetencë ta shqyrtojë këtë ligj, i cili e fut në konflikt interesi”. Por me pezullimin e ligjit të Vettingut, praktikisht është pezulluar dhe reforma në drejtësi, për shkak se është një ndër ligjet themelore të paketës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb