Në emisionin Vetting në Neës24 është zbërthyer e gjithë skema e inceneratorit të Fierit, si dhe shkeljet ligjore që kanë shoqëruar procesin. Por pavarësisht asaj që ka ndodhur, Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, nuk ëhstë një nga personat e marrë nën hetim nga SPAK.

Sipas informacioneve që “ Vetting” disponon pagesa e kryer 46 milionë lekë të reja i janë likujduar pronares së tokës, nga kryebashkiaku Armando Subashi në katër këste dhe në harkun kohorë 2018-2019.

Ndërkohë që për kryebashkiakun e Fierit, Armando Subashi, i cili ka kryer pagesën e shumës abuzive, megjithëse ishte në dijeni të problematikave,  çuditërisht  nga organet kompetente ligjëzbatuese nuk është vlerësuar e arsyeshme që të përfshihet në listën e personave të hetuar.

Ky ndryshim, nga truall në  arë do të ndryshonte edhe dëmshpërblimin  që do i jepej nga Kryetari i Bashkisë Fier Armando Subashi.  Subashi ka qënë në dijeni të plotë të shkeljes që po bëhëj me tokën e bukës  në dijeni të plotë  të abuzimit dhe në shkelje të ligjit  nr. 9244, datë 17.6.2024 “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”.

Në vitin 2014, Këshilli Bashkiak i Fierit shpalli emergjencën mjedisore për menaxhimin e mbetjeve urbane. Një prej vendimeve kryesore ishte ndërtimi i impiantit për trajtimin e mbetjeve urbane dhe prodhimin e energjisë. Por ky vendim nuk kaloi pa kundërshtime.

Dy fshatra Plyk dhe Mbyet pas vendimit të Këshillit Bashkiak Fier, për ndërtimin e impianti të incenatorit protestuan, duke kërkuar që punimet që sapo kishin nisur në afërsi të pronave të tyre, ndërsa kërkuan që punimet të të ndalonin. Kjo bëri që impianti për trajtimin e mbetjeve të vendosej në fshatin Vërri. Vendim ky që u mor në vitin 2018, nga Bashkia Fier, pa kryer dëgjesat me banorët dhe procesi u krye në mungesë të plotë trasparence.

Sipas ekspertit, Pano Soko, pavarësisht se punimet për ndërtimin e impiantit të mbetjeve në Fier, nuk ishin kryer akoma, firma fituese e tenderit për kryerjen e punimeve nisi të merrte parat, në një kohë që nuk kishte kryer asnjë investimin.

“Ajo që  krijon anomalinë më të madhe edhe pse kompania nuk kishte vënë as një tull në terren  materialisht kishte shpenzuar asnjë lekë  pavarësisht kësaj ajo merrte cdo muaj 650 milion lekë në muaj  kjo sitat zgjati për një vitë e pak. Pra është  parapaguar 7 deri 8 milion euro që u morën.

Privati nuk e  ndërtoj me parat e veta po hajt se po  ja paguajmë ne ndërtimin por jo as kjo nuk  ndodhi ne i dhamë paradhënie privatit. Pra u dha me PPP që t’a ndërtojë privati me lekët e veta dhe përfundojmë duke i dhënë paradhënie privatit dhe jo pak por diku tek 7 milion euro që shkon diku tek 25-30% e shumës. Pra këtu janë dizenjuar PPP për të qënë objekt vjedhje të parave publike”, sqaron  Pano Soko.

Shkeljet  e parë që në gjenezë

Tenderi për kontratën e konçesionit nr. 5553/5 prot, është lidhur në datën 24.10.2016, midis Integrated Technology Ëaste Treatment Fier sh.p.k dhe Ministrisë së Mjedisit. Shoqëria “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier”shpk. Por në një audit të Kontrollit të Lartë të Shtetit në Dhjetor të vitit 2018, thuhet se “Kompania fituese konçesionare e riciklimit të mbetjeve në Fier, është regjistruar si operator për këtë shërbim në Qendrën Kombëtare të Licensimit (QKL) 15 ditë pas shpalljes së tenderit, të incenatorit Fier.

“Nëse qëllimi është vjedhja ti do e vjedhësh atë lekë që ke bërë  planin për ta vje ska rëndësi forma që ti zgjedh sidomos kur ti je personi që ke në dorë fondin ke në dorë buxhetin etj. Skemi të bëjë as me impiant as me incenerator kemi të bëjm me në përpjekje për të mashtruar publikun. Duke ndërtuar një strukturë me  hekurishte, të cilat nuk shërbejnë as për impiantet as për incenerator. Kompania koncesionare,  e cila fitoi tenderin për koncesionin për inceneratorin e Fierit prej 27 milion eurosh  menjëherë bëri një porosi për një inceneratorë e dytë në itali  me një vlerë prej 15 milion euro”, sqaron Pano Soko.

Ligjërisht, sipas ekpertëve, kompania nuk mundet të fitonte konçesionin, pa pasur liçensë. Sipas dokumentave qe “ Vetting” disponon,  mësohet se  kompania fituese “Integreated Technology Service ShPK” është pajisur me Licencë NZ. 6917/3, datë 31.03.2016.

Sipass VKM nr. 42, datë 16.01.2008 “Për miratimin e rregullores për miratimin dhe procedurat e dhënies së licencave profesionale të zbatimit, klasifikimit dhe disiplinimit të subjekteve juridike, që ushtrojnë veprimtari ndërtimi”.  Kategori A i takon punimeve nga 0 deri në 20 milion lekë . Ndërsa kategoria F  do të ishte kategoria e duhur në bazë të vlerës së investimit sipas ligjt nga 401 deri në 800 milion lekë.

Shkelja dytë në zbatimin e projektit

Një tjetër shkelje që “ Vetting” ka evidentuar është se inceneratorit të Fierit, iu dha leja që të ndërtohej edhe pse nuk ishin kryer studimi në terren. Kjo vërtetohet edhe me Oponenca-Teknike, të realizuara nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, me Nr.07 Prot., dt.22.02.2017. Po kështu në tokën që është ngritur inceneratori është me bazament moçalor dhe me rrisk ndërtim, ndërsa është ndërtuar pa studim sizmik.

Në fq.103, pika 5.5.1 në VKM thuhet:

“Toka mund të ndikohet nga rrjedhjet aksidentale të substancave të rrezikshme si karburantet, lubrifikantët dhe mbetjet e prodhuara gjatë transportit, operacioneve ndërtimore ose të tjera”. Në asnjë rast nuk është trajtuar ndikimi në tokat fqinje. Referuar ligjit 10440/2011, “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”, është detyrë e Raportit mbi “Vlerësimin e Ndikimit Mjedisor’’ të bëjë një vlerësim objektiv të ndikimit që do të ketë projekti në mjedis. Ky vlerësim rezulton që nuk ëshë kryer.

Shkelja e tretë në tokë bujqësore dhe një qeveri e tërë në “lapsus“

Në Tetor të vitit 2016, Ministria e Mjedisit nën drejtimin e Lefter Kokës dhe bashkimi i kompanive “Integrated Technology Service” dhe “Energy 2” nënshkruajnë kontratën koncesionare për ndërtimin e impiantit të përpunimit të mbetjeve. Sipërfaqja e tokës ku do ngrihej incenatori i Fierit, ka qënë në pronësi të Nevon Godo dhe vendi ka qene ne kategorine are, pra toke bujqesore.

Është përdorur kjo tokë bujqësore në mënyrë të jashtëligjshme sepse nuk mund të ndërtohet një vepër e kësaj kategorie që ka dhe ndotje në hapësirë të gjerë në një tokë bujqësore”, sqaron eksperti  Lavdosh Ferruni.

Ministria vë në dijeni Armando Subashin që vlera e shpronësimit është 462 milionë lekë të vjetra dhe Bashkia e Fierit, shpreh dakordësinë e saj. Institucionet dhe pronarja e tokës bien dakord me Ministria e Mjedisit, nëpërmjet dokumentave të nënshkruar nga Lefter Koka,  Alqi Bllako e Pëllumb Abeshi, i propozojnë Këshillit të Ministrave të miratojë fondin e shpronësimit.

Por, në dokumentat që u përcollën në kabinetin qeveritar, toka “arë” ishte shënuar “tokë truall”. Vlera e kompensimit ishte 460 milionë lekë të vjetra për truallin, ndërkohë që ajo ishte 160 milionë lekë të vjetra më shtrenjtë se sa fatura reale, që duhet të ishte shpronësim për tokë arë.

Në shkurt të vitit 2017, Armando Subashi i drejtohet Ministrisë së Mjedisit, ku i kërkon saktësimin e vlerës së shpronësimit, pasi Vendimi i Këshillit të Ministrave përmend tokë truall, ndërkohë që në realitet toka e shpronësuar është tokë arë.

Fillimisht, Alqi Bllako, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, i kërkon Subashit që të vijojë me pagesat e shpronësimit sipas përcaktimeve të Vendimit të Këshillit të Ministrave.

Por, vetëm pak javë më vonë, në 24 Mars 2017, Bllako i drejtohet sërish kryebashkiakut Subashi, ku deklaron se është konstatuar pasaktësia në vlerën e tokës që do të shpronësohet dhe se Bashkia e Fierit duhet të paguajë çmimin real për tokë arë.

Deri në këtë kohë, Bashkia e Fierit nuk kishte kryer asnjë pagesë për pronaren e shpronësuar dhe, në këto kushte, ishin të gjitha mundësitë që të menaxhoheshin saktësisht fondet e buxhetit të shtetit.

Sipas informacioneve që “ Vetting” disponon pagesa e kryer 46 milionë lekë të reja i janë likujduar pronares së tokës, nga kryebashkiaku Armando Subashi në katër këste dhe në harkun kohorë 2018-2019.

Ndërkohë që për kryebashkiakun e Fierit, Armando Subashi, i cili ka kryer pagesën e shumës abuzive, megjithëse ishte në dijeni të problematikave,  çuditërisht  nga organet kompetente ligjëzbatuese nuk është vlerësuar e arsyeshme që të përfshihet në listën e personave të hetuar.

Ky ndryshim, nga truall në  arë do të ndryshonte edhe dëmshpërblimin  që do i jepej nga Kryetari i Bashkisë Fier Armando Subashi.  Subashi ka qënë në dijeni të plotë të shkeljes që po bëhëj me tokën e bukës  në dijeni të plotë  të abuzimit dhe në shkelje të ligjit  nr. 9244, datë 17.6.2024 “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”.

Në neni 10, thuhet se Kryetari i komunës ose kryetari i bashkisë.  Autoriteti përgjegjës për mbrojtjen e tokës bujqësore, për të gjithë territorin në juridiksionin e tij, është këshilli i komunës ose këshilli i bashkisë që ka këto detyra:

“Kryetari i bashkisë ka për detyrë: a) të drejtojë dhe të kontrollojë punën e drejtuesve të nëndarjeve të komunës dhe të administratorëve të caktuar në nëndarjet e bashkisë për veprimtaritë për mbrojtjen e tokës bujqësore; b) të raportojë në KMT-në e qarkut për gjendjen në territorin e tij; c) të zbatojë vendimet dhe urdhëresat e këshillit të qarkut dhe KMT-së, që kanë si objekt territorin e komunës ose bashkisë.”

Teksa në nenin 14  e zeza mbi të bardhë ligji sqaron:

“Ndalohet veprimtaria ndërtimore në tokat bujqësore, me përjashtim të rasteve të parashikuara në pikat 2 dhe 4 të këtij neni.

Propozimi për zgjerimin e vijës kufizuese të ndërtimit në hapësirat e tokës bujqësore bëhet në bazë të studimeve rajonale dhe masterplaneve, vetëm kur ësht ë vërtetuar.

Në tokat bujqësore lejohen vetëm ndërtimet e përkohshme, të cilat nuk janë të lidhura në mënyrë të qëndrueshme dhe të përhershme me tokën, që janë të nevojshme për ushtrimin e aktivitetit bujqësor dhe blegtoral.”

Ligji imponon që të gjitha tokat bujqësore me bonitet nga parë deri në të pestin, nuk mund të konvertohen në tokë truall (zonë urbane) pa vendim të posaçëm qeverie.

Teksa eksperti Pano Soko shprehet se “vendimi përfundimtar i Bashkisë Fier  për ta ndërtuar në fshatin Vërri  përfshinte brenda saj një parcelë që nuk e kishte  titullin si truall ndërtimi pra nuk mund të ndërtojë në atë parcelë që ishte përcaktuar pasi ishte tokë bujqësore që  përdorej  për prodhime bujqësore. Bashkia Fier e injoroi këtë fakt dhe dha një leje ndërtimi brenda një toke bujqësore gjë e cila ishte në kundërshtim me ligjin.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb