TIRANE

Ka nisur seanca dëgjimore në KPK për drejtuesin e Prokurorisë së Apelit Durrës, Ferdinand Elezi. Rivleresimi i Elezit do të bazohet në të tre kritere.“Jam i hapur deri në fund të procesit t’i pergjigjem të gjitha pyetjeve tuaja.”-mësohet të jetë shprehur ai gjatë seancës dëgjimore.

Seanca dëgjimore e Elezit do të drejtohet nga trupi gjykues i përbërë nga Firdes Shuli, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici.

Elezi ka nisur punën si prokuror në vitin 1999 dhe ka kryer deklarime periodike të pasurisë nga 2003 e në vijim pa ndërprerje.

ILDKP ka vlerësuar se Elezi ka kryer deklarim të sakte në përputhje me ligjin. Mësohet se ai ka burime financiare të ligjshme dhe nuk ka fshehje dhe deklarim të rreme, apo edhe konflikt interesi.

Pasuritë:

Elezi disponon një apartament banimi 124 m2 tek Komuna e Parisit blerë në shtator 2000 të blerë 40 mijë dollarë.

Ai disponon një zyrë 45 m2 në Durrës, blerë 60 mijë euro në2005. Apartament banimi 55 m2 blerë 30 mijë euro në 2005. Apartament banimi në Durres blerë në 2007 në vlerën 4 mln lekë.

Në lidhje me apartamentin 124 m2 në Tiranë rezulton se subjektin e ka deklaruar në Vetting rreth 40 mijë usd. Nga kjo shumë 4 mln janë dhënë nga shteti përmes një kredie të bute si funksionar i lartë shtetëror.

Ne vitin 2003 ky apartament është deklaruar rreth 5 mln lekë. Burimi është deklaruar “nga kredia” por nuk është deklaruar burimi i diferencës së çmimit.

Gjatë seancës dëgjimore, KPK nga ana tjetër pretendon se ka mosperputhje mes datave të pagesës dhe transaksionin e bërë për zyrën në Durrës.

Në lidhje me apartamentin 105 m2 në Durres i blerë 30 mije euro. Elezi ka pohuar se është blere në karabina. Vlera e pasurisë nuk eshte sa mesatarja e çmimeve të tregut.

Deklarimet se objekti është marrë i papërfunduar vleresohet se nuk justifikohet çmimi i kostos totale me koston reale të tregut. ZVRPP në Durres ka vënë në dispozicion një kontrate shitblerjeje ne të njëjtin pallat ku një aparrament dhe një garazh janë shitur 200 mijë euro.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb