TIRANË

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për gjyqtarin e Gjykatës Administrative, Shkalla e Parë, Tiranë Gentian Medja, vendim i dhënë në kuadër të procesit të vettingut.

Komisioneri Publik, kishte ushtruar ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr.60 të dhënë më 1 gusht 2018 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit.

Në vlerësimin e Komisionerit Publik, në rastin konkret, hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për vlerësimin e aftësisë profesionale nuk ishte i plotë, duke u konsideruar i pamjaftueshëm për të konfirmuar në detyrë z. Gentian Medja.

Mbështetur edhe në rekomandimin e komisionit të përfaqësuesve të ONM-së, për të ankimuar vendimin e KPK, Komisioneri Publik nëpërmjet i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të kryente rivlerësimin e aftësive profesionale të gjyqtarit Gentian Medja, duke u bazuar në një metodologji, që përmban indikatorë objektivë për evidentimin e nivelit të përmbushjes së kritereve ligjore, të parashikuara në ligjin nr.96/2016.

Në përfundim KPA vendosi lënien në fuqi të vendimi të KPK dhënë më 1 gusht të vitit të kaluar për gjyqtarin Medja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb