TIRANE- Në Komisionin e Pavarur të Apelimit, është zhvilluar sot seanca për gjyqtaren Mirela Fana, e cila nuk është paraqitur pavarësisht njoftimeve zyrtare. Gjithsesi, komisioneri publik, kërkon gjykimin në mungesë për ish-gjyqtaren e Gjykatës së Lartë, Mirela Fana.

Në fakt, Komisioni i pavarur i Kualifikimit, pas dorëheqjes së saj nga ky post në janar të 2018-ës, ndërpreu procesin e vettingut.

Por ky vendim u ankimua nga komisioneri publik që e ka konsideruar jo të drejtë dhe se duhet rishikuar.
Sipas komisionerit, Mirela Fana, që është njëkohësisht edhe anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ka dhënë dorëheqjen si anëtare e Gjykatës së Lartë, por jo si magjistrate.

Komisioneri ka raportur përpara KPA se nga ana e Fanas nuk ka asnjë shprehje vullneti për heqje dorë nga statusi i magjistrates dhe as ndonjë akt që të shprehë këtë fakt.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb