TIRANË

Konfirmohet në detyrë prokurorja Anita Jella. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me trupë gjyqësore Xhensila Pine, Etleva Çiftja dhe Valbona Sanxhaktari ka konfirmuar në detyrë drejtuesen e Prokurorisë së Durrësit, e cila është njëherazi edhe kandidate për Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Anita Jella ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 1999 dhe Shkollën e Magjistraturës në vitin 2002. Ajo e ka filluar karrierën si prokurore në Elbasan në vitet 2001-2003 dhe më pas ka punuar si drejtuese e Prokurorisë së Librazhdit deri në vitin 2007.

Pas rikthimit për një vit në Prokurorinë e Elbasanit, Jella u emërua prokurore në Prokurorinë e Durrësit, ku e ushtron funksionin prej 10 vitesh. Më 9 maj 2018, Anita Jella u caktua përkohësisht drejtuese e Prokurorisë së Durrësit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb