TIRANË

Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar në formë përfundimtare gjykatësin pranë Gjykatës në Rrethin Gjyqësor të Tiranës, Astrit Faqolli.

Nga hetimet e kryera nga KPA-ja, rezulton se subjekti vlerësues ka probleme me kriterin e pasurisë, ku të dhënat e deklaruara nuk përputhen me ato reale.

Më parë, gjyqtari në fjalë u konfirmua në detyrë  nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por ky vendi u apelua nga Komisioneri Publik, veprim ky që  solli më pas edhe përjashtimin e tij nga sistemi i drejtësisë.

KPK e konfirmoi në detyrë, por komisioneri Publik e ankimoi vendim për gjyqtarin Astrit Faqolli, ndërsa theksoi se: “Në vlerësimin e Komisionerit Publik, në rastin konkret, konfirmimi në detyrë i subjektit të rivlerësimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është bërë në interpretim të gabuar të ligjit dhe të provave të administruara gjatë hetimit administrativ”-pohonte Komisioneri Publik.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: