Prokurori Adnan Kosova kalon Vettingun dhe konfirmohet në detyrë. Kosova, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme iu nënshtrua rivlerësimit të figurës dhe ka rezultuar i pastër.

Hetimi është kryer në të tre kriteret e rivlerësimit. Për kriterin e pasurisë, ILDKPKI ka dorëzuar një raport me konstatimin se deklarimi është i saktë dhe në përputhje me ligjin. KPK kreu një hetim të thelluar në lidhje me pasurinë. Kosova ka deklaruar pasuritë: apartament 93 metra katror, blere për 19.600 mijë dollarë amerikanë në vitin 1998. Ka një makinë në vlerën 11 mijë euro. Burimi për apartamentin, të ardhurat nga paga, nga puna si pedagog dhe shitja e një tjetër apartamenti në Korçë.

Prokurorit iu kalua barra e provës, për mungesën e të ardhurave në vitin 1998. Subjekti ka kërkuar edhe marrjen e disa dëshmive në lidhje më këtë problem. DSIK ka dorëzuar një raport me konstatimin se prokurori ka plotësuar saktë formularin dhe nuk ka informacione se ka lidhje me persona të inkriminuar, duke konstatuar përshtatshmërinë në detyrë. Për aftësitë profesionale, komisioni ka analizuar raportin e Prokurorisë së Përgjithshme. Sipas raportit, ka rezultuar se prokurori kryen saktë detyrën e tij.

Prokurori Kosova ka thënë se: “dy fëmijët e mi janë arsimuar dhe arsimohen në shkolla publike. Gruaja ime merr një page prej 45 mije leke. Unë për here te fundit kam dale jashtë shtetit në vitin 2007. Pasaporta ime është bosh. Me gjithë dëshirën time unë nuk i përballoja dot shkollimin e fëmijëve jashtë shtetit. Te ardhurat e mija te ligjshme”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb