TIRANË

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë Vladimir Mara.

Trupi gjykues tha se ka shqyrtuar të gjitha dokumentacionet pë Marën, ka marrë parasysh edhe kërkesat dhe në fund ka vendosur konfirmimin në detyrë të prokurorit. Gjykatësit thanë se vendimi do iu njoftohet komisionerëve ndërkombëtarë.

Vladimir Mara është prokurori i dosjes 339 dhe kandidat për SPAK.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb