TIRANË

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas verifikimeve të kryera ka vendosur të shkarkojë nga detyra këtë të hënë, kryetaren e Gjykatës së Tiranës, Enkelejdi Hajron si dhe kryetarin e Gjykatës së Apelit Civil në qytetin e Shkodrës, Fuat Vjerdha.

Dy drejtuesit e institucioneve u konstatuan me probleme në kriteret e vlerësimit, kryesisht në atë financiar

Sipas një raporti, i cili u paraqit gjatë vlerësimit u shfaqën probleme nga përfitimi i kredive të  buta, ndërsa u faktua se ish-kryetarja kishte një banesë në emrin e saj.

Nga ana tjetër, gjyqtari Vjerdha rezulton se është një nga dy gjyqtarët që votuan kundër heqjes së dënimit me burg të përjetshëm ndaj Dritan Dajtit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: