TIRANË

Ndryshimet në ligjin për vetingun në Policinë e Shtetit u votuan nga mazhoranca socialiste, ndërkohë që hartuesi i ligjit fillestar, ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj abstenoi. Duke pranuar se rishikimi i një ligji nuk është herezi, Xhafaj nuk i kurseu kritikat, duke theksuar se ndryshimet cënojnë cilësinë, pavarësinë dhe shpejtësinë e procesit.

Detajet mbi ndryshimet që pëson ligji vettingut ne polici, i mbrojti ministri Lleshaj. “Qëllimi i ndryshimeve në ligj lidhet me përmirësimin e procesit bërjen e tij më dinamik dhe përfundimin në kohën e duhur. Parashikohet ngritja e një serie punonjësish në strukturën e ministrisë së brendshme. Për këtë proces është parashikuar ngritja e komisioneve që do të merren me kryerjen e vettingut në policinë e shtetit. Probleme mbetet koha, kosto dhe krijimi i një strukture me punonjës. Problem themelor mbetet koha, duhet të mbyllet në mars të vitit të ardhshëm, ndërsa ende nuk ka nisur. Ndryshimet në ligj nuk prekin thelbin e procesit të vettingut. Një arsye tjetër lidhet me volumin e madh administrativ për realizimin e vettingut në polici, dhe këtij volumi i bashkëshqërohet një faturë rreth 3 mln $, si kosto e këtij procesi.”-u shpreh Lleshaj.

Me ndryshimet në ligj komisioni i jashtëm do të bëjë vetëm fazën e parë të vettingut të drejtuesve të lartë, ndërsa më pas punonjësit e Policisë se Shtetit do të kalojnë në sitën e verifikimit nga ana e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave. Ligji u miratua me 76 vota pro 6 kundër, 6 abstenim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb