TIRANË

Komisioni i Sigurisë Kombëtare ka shqyrtuar në mbledhjen e sotme projektvendimet për proceduarat e vettingut në Policinë e Shtetit. Anëtari i këtij komisioni parlamentar, Pjerin Ndreu tha se është dakord me lehtësimin e procedurave, pasi në disa struktura të policisë, shton si, janë shfaqur disa ankthe të panevojshme.

Mes tjerash, Ndreu kishte edhe një tjetër propozim, i cili lidhet me Gardën e Republikës, ndërsa sipas tij, ky organ duhet të përjashtohet nga procesi i vettingut.

“Unë jam pro që të këtë një lehtësim të procedurave, duke parë që ka patur një presion dhe një ankth në strukturat e policisë. Kostoja financiare është e pamotivuar.  Unë mendoj se garda duhet të përjashtohet nga vettingu. Grada ka një rol të shërbimeve statike, kryesisht. Në eksperiencat që kam, Garda nuk ka qenë problematike”, tha Ndreu.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb