Pas sistemit gjyqësor, në ‘sitën’ e vettingut tashmë do të kalojë Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se si fillim do të kalojnë në procesin e vettingut 300 gradat që rezultojnë më të lartat.

Po ashtu mësohet se para nisjes së analizimit të dosjeve nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, punonjësit po i nënshtrohen një testi psikologjik.

Bezat bën me dije se urdhri i psikologut ka ngritur një grup që do të merret me testimin e personalitetit të punonjësve të policisë. Ky test specifik, i emërtuar ‘Big Five’ teston 5 dimensione të personalitetit (dobësia emocionale, sjellje ndërpersonale, hapja ndaj përvojës, toleranca, dhe ndërgjegjja).
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: