TIRANE

Vettingu në politikë risjell në Tiranë delegacionin e Komisionit të Venecias. Delegacioni i perbere nga 6 anetare, do të qëndrojë për dy ditë në vendin tonë, në kuadër të përgatitjes së opinionit mbi draftamendamentet kushtetuese për të bërë të mundur Vetting-un e politikanëve, përfshirë vlerësimin e marrëdhënieve të zyrtarëve të lartë me krimin e organizuar. Delegacioni përbëhet nga Veronika Bilkova, Artemiza-Tatiana Chisca, James Hamilton, Jorgen Steen Sorensen dhe Hanna Suchocka.

Delegacioni nisi takimet nga kryesia e Kuvendit, me nënkryetaren Vasilika Hysi, për të vijuar më pas në të tre takime të veçanta, me krerët e grupeve parlamentare,  Edmond Spaho nga PD, Petrit Vasili të LSI-së, ndërsa në mungesë të kreut të grupit parlament të PS, Taulant Balla, delegacioni u takua me deputetët e PS të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, Klotilda Ferhati, Bledi Çuçi dhe Alket Hyseni. Gjithashtu delegacioni i Venecias do të zhvillojë takime me Presidentin Meta, ministren e drejtësisë, Etilda Gjoni si edhe ambasadorin e BE në vendin tonë Luigi Soreca.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gjatë ditës së martë delegacioni do të ketë takime me kryetarin e  Gjykatës Kushtetuese, kryetarin e ILDKPKI, Ganaj dhe kreun e EURALIUS, Agnes Bernhard.

Vetting-u në politikë është propozimi i opozitës. Pakica parlamentare argumenton se përmes këtij instrumenti synohet ç’montimi i lidhjeve të politikanëve me krimin e organizuar. Mazhoranca është shprehur se kërkesat e opozitës marrin përgjigje nga instituciuone që pritettë ngrihen së shpëjti si Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Prokuroria Speciale. Megjithatë, socialistët janë në pritje të opinionit të Venecias për të thënë fjalën e fundit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: