Vetingu në Politikë ka marrë një përgjigje paraprake nga Komisioni i Venecias. Opinioni vëren se qëllimi i pakicës parlamentare për të kontrolluar politikanët  është legjitim, ndërsa shton se propozimet nuk sigurojnë udhëzime të përshtatshme.

“Me gjithë qëllimin legjitim të propozimin, marrë në konsideratë situatën aktuale në Shqipëri, atë të heqjes së shkelësve të ligjit dhe ndikimit të tyre nga postet e larta qeverisëse dhe jeta politike, drafti kushtetues i propozuar për kontrollin e integritetit të politikanëve dështon të japë udhëzimet e përshtatshme dhe masat mbrojtëse të nevojshme, qoftë edhe në nivel kushtetues, për një proces të kësaj shkalle të gjerë, kaq kompleks dhe të ndjeshëm, i cili do të ketë shumë implikime të rënda për të drejtat e atyre që do të bëhen subjekt i tij”

Venecia thekson se është e paqartë se si do të kryehet procesi i vettingut në politikë, cili do të jetë organi që do të vlerësojë pastërtinë e politikanëve.

“Është e paqartë se kush do të ndërmarrë vettinun e zyrtarëve publikë dhe kandidatëve për t’u zgjedhur dhe nëse do të kryhet nga një trupë gjyqësore apo një organ tjetër. Gjithashtu, nuk është e qartë nëse përjashtimet do të jenë të përhershme apo të kufizuara në kohë. Në këtë aspect ka paqartësi ligjore. Për të shtuar se, nuk janë propozuar masa mbrojtëse për të mënjanuar rrezikun që do të përdoren për qëllime politike apo arbitrare”

Venecia thekson se duhet përcaktuar saktë domethënia e kontakteve të papërshtatshme.

Komioni në opinionin paraprak saktëson se për sa kohë që verifikimi ka për qëllim të zbatohet ndaj zyrtarëve të pazgjedhur, pasiguria rreth fushëveprimit të saj dhe skema e zbatimit e bëjnë të vështirë të shihet si e zbatueshme.

“Këto paqartësi gjithashtu e bëjnë të pamundur që Komisioni i Venecias të gjykojë nëse propozimi mund të konsiderohet një përgjigje proporcionale ndaj asaj që padyshim është vërtetë problem në Shqipëri. Mbi të gjitha, duke marrë parasysh dispozitat ekzistuese në nenet 6/1, 45(3) dhe 179/a të Kushtetutës së Shqipërisë dhe legjislaticionit që implementohet lidhur me këtë aspekt (veçanërisht Ligji për Dekriminalizimin), sikurse edhe mekanizmat e tjerë demokratikë të mundshëm, vlera e shtuar ligjore e amendamenteve të propozuara kushtetuese mund të vihet në dyshim”

Draft-opinioni i Venecias thekson pas takimeve të delegacionit në Tiranë, ekziston shqetësimi për konkatke të papërshatshme mes politikanëve dhe krimit.

Megjithatë, Komisioni i Venecias për të treguar paanshmërinë në gjykim, thekson se vendimmarrja i takon Parlamentit shqiptar.

“Është në tagrin e Parlamentit shqiptar të vendosë mbi hapat e ardhshëm në lidhje me propozimet për ndryshimet kushtetuese, përmes dialogut konstruktiv mes të gjitha forcave politike dhe të shoqërisë në përgjithësi, në interes të demokracisë shqiptare”

Mbërritjen në Tiranë të draft-opnionit të Venecias e bëri publik kryetari Kuvendit Gramoz Ruçi gjatë mbledhjes së këshillit të Legjislacionit, pjesë e të cilit u bë edhe opozita, duke thyer marrëdhënien e kushtëzuar me Parlamentin.

Ndëkohë që opinion përfundimtar i Komisionit pritet te miratohet në datën 14 dhjetor.

 

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: