TIRANE- Pas verifikimeve të kryera për pastërtinë e figurës së policëve të burgjevenë vend (vetting-u) rezulton se 130 prej tyre kanë dënime penale.

Burime pranë Ministrisë së Drejtësisë bëjnë me dije për “BalkanWeb” se për këta punonjës Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve do nisë procedim disiplinor.

“Ashtu siç është paralajmëruar nga Ministria e Drejtësisë për verifikimin e pastërtisë së figurës së policëve të burgjeve (vetting-un) në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve po kryen verifikimin e të dhënave penale të të dënuarve të raportuar nga regjistri i gjëndjes gjyqësore për të gjithë punonjësit e policisë gjyqësore, në të gjitha nivelet. Ky verifikim bazohet në Nenin 17 pika 1/d i Ligjit nr. 10032 “Për Policinë e Burgjeve”, ku shprehimisht thuhet se një nga kriteret e përgjithshme për t’u pranuar në Policinë e Burgjeve është që personi të “mos jetë dënuar penalisht me vendim gjykate të formës së prerë”. Bazuar në verifikimin e kryer nga strukturat e Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve deri tani rezulton që rreth 130 persona janë me dënime penale”,- sqaron MD për “BalkanWeb”.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: