TIRANË
Pas vendimit të KPA-së, i cili shkarkoi nga detyra anëtarin e Gjykatës Kushtetuese Besnik Muçi, ka ardhur menjëherë një reagim nga radhët e qeverisë. Zëvendëskryeministri, Erion Braçe thekson se deklaratat se anëtari i Gjykatës Kushtetuese nuk ka nevojë për vetting nuk është gjë tjetër, por vetëm një gënjeshtër e madhe. Sipas tij, me rrëzimin e Besnik Muçit nga Gjykata Kushtetuese, ky proces tani do të nisë nga e para.
Reagimi i Erion Braçës:
SA KEQ! SA KEQ! Por ky eshte #RULEOFLAW! Besnik Muci u emerua gjyqtar ne #GjykatenKushtetuese nga #PresidentiiRepublikes, pa kaluar #Vettingun!!!! Deklarata se per anetarin e #GjykatesKushtetuese nuk ka nevoje per #Vetting, eshte e kote, permban nje genjeshter te madhe! Sot, institucioni me i larte i Vettingut rrezoi Besnik Mucin!
Tani, per vakancen ne #GjykatenKushtetuese, nis cdo gje nga e para! Presidenti kishte tre kandidatura per te emeruar gjyqtarin e #GjykatesKushtetuese, por zgjodhi me te papershtatshmin, ate qe ishte ende nen #Vetting, nuk e kishte kaluar ate.
Ndaluni pak e mendoni; Dy gjyqtaret e zgjedhura nga Kuvendi kane kaluar qarte Vettingun, Arta Vorpsi e zgjedhur gjyqtare nga mekanizmi kushtetues zhbllokues, ka kaluar Vettingun; Mbi to nuk ka asnje kontestim per pasurine, lidhjet me krimin e aftesine profesionale. Zero! Ky eshte nje super mesim per cilindo qe ka firme e vule ne procesin e ndertimit te #DrejtesiseseRe. Duhet te zeme mend te gjithe, te gjithe, tani! Jo me vone, tani! Cdo vonese pengon #DrejtesineeRe!
#DREJTESIAERE KALON NGA #RULEOFLAË, PASTERTIA, AFTESIA, PAVARESIA POLITIKE. Kjo eshte #ReformaNeDrejtesi! Ky eshte shteti ligjor dhe i se drejtes ku pushtet jane te ndara qarte! Boll me me shtetin ku presidenti eshte edhe kryetari i partise!
Boll me me shtetin ku politikani i opozites, anetari i kryesise se partise, eshte edhe anetar i Gjykates Kushtetuese! Boll me me refuzimin e politikaneve per te hequr dore nga beteja per te emeruar prokuroret e gjykatesit e tyre! Boll me me betejen e perhershme per te shmangur Vettingun dhe emeruar ne Drejtesine e Re prokurore e gjykates qe nuk kalojne Vettingun!
Ndarja e pushteteve eshte thelbi i shtetit kushtetues, Heqja perfundimtare dore nga sundimi i politikaneve mbi Drejtesine eshte thelbi i Reformes ne Drejtesi.Ja vlen beteja per to! Deejtesia e Re duhet te jete garanci per te gjithe, jo imunitet per politikanet, familjet, klientet e bizneset e tyre! #BARAZIPARALIGJIT TANI!