Sindikata e Policisë i ka dërguar sot një letër ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe kreut të Policisë së Shtetit Ardi Veliut. Në letrën në fjalë sindikata ka ngritur një shqetësim për vettingun, ndërsa ka kërkuar shtyrjen e afatit të dorëzimit të formularit.

dokumenti

Po ashtu në letrën e siguruar për ‘BalkanWeb’ nga gazetari Klajdi Bodlli, thuhet se shpenzimet për këto dokumente janë shumë të larta për policët familjarë.

LETRA
Drejtuar: Z.Fatmir Xhafa
Ministër i Brendshëm
Për dijeni: Z.Ardi Veliu
Drejtor i Përgjithshëm i Policisë
Z. Ministër,
Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit, vlerëson interesimin dhe kontributin tuaj për realizimin me sukses të procesit të vettingut në Policinë e Shtetit, por gjithashtu ju bëjmë me dije se gjatë takimeve tona me drejtues të degëve të njësive, si dhe me punonjës të policisë, në Tiranë dhe disa qarqe të vendit, në zbatim të ligjit praktikisht, punonjësit e policisë në përgjithësi, kanë pasur vështirësi të papërballueshme.

Në radhë të parë, koha e lënën në dispozicion ka qenë e pamjaftueshme për të siguruar dokumentacionin e nevojshëm, të plotë për të përmbushur 11 kërkesat e deklarimit të pasurisë, sipas pikës 1 të nenit 32, të ligjit 12/2018, për ti bashkangjitur e hedhur ato në faqen 15 të formularit të deklaratës së pasurisë, “Inventar” i dokumentacionit justifikues/shoqërues të deklaratës së pasurisë.
Në radhë të dytë, shpenzimet e detyrueshme e të pajustifikuara ligjërisht nga buxheti familjar, që i kalon shumën 3000 lekë të reja për çdo pjesëtar të familjes dhe person të lidhur me të, me gjithë uljet e tarifave nga bankat me gjithë reagimin pozitiv tuaj ndaj tarifave të larta të bankave, për tu pajisur me dokumentacionin e nevojshëm për deklarimin e pasurisë sipsa kërkesave të ligjit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb