TIRANË

Gjyqtari i Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda në Tiranë Luan Hasneziri ka bërë një kërkesë pranë KPK-së. Ai shprehet se po paragjykohet në proces.

Haneziri thotë se është hetuar vetëm për dy kritere, atë të pasurisë dhe pastërtisë së figurës. Sipas tij, kriteri i pastërtisë së figurës së tij është bërë pa u bazuar në asnjë lloj dokumentacioni.

“Hetimi ndaj figurës sime është mbyllur pa asnjë hetim. Qëndrimi përbën njëanshmëri. Kërkoj përjashtim të trupit gjykues”, tha gjyqtari Hasneziri.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb