DURRËS

Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë protestuar pasditen e sotme para Bashkisë së Durrësit, disa orë pas publikimit të përgjimeve të prokurorisë ku përfshihen një sërë zyrtarësh të Partisë Socialiste dhe kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako.

Të rinjtë shkallmuan derën e Bashkisë dhe e rrethuan me shirita skene krimi. Gjithashtu ata goditën me vezë Bashkinë në shenjë revolte ndaj kapjes së Bashkisë nga krimi.

Të rinjtë demokratë kërkuan ikjen e kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Vangjush Dako duke kërkuar burg për këtë të fundit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb