Tirana u mposht dje nga Laçi me rezultatin 3-1, në sfidën e vlefshme për javën e 19-të të Superiores. Bardheblutë tashmë mbajnë vendin e tetë në renditjen e përgjithshme. Një pozicion ky që përkon me zonën “play-out”.

18 pikë numëron skuadra e Gugash Maganit pas 19 javësh të luajtura. Ky rezulton dhe sezoni më i dobët për Tiranën e 20 viteve të fundit, përsa i përket pikëve të grumbulluara.

Vëzhgimi tregon se asnjëherë bardheblutë nuk kanë pasur një ecuri të tillë në 19 javët e para. Edicioni 2013/14 i përafrohet aktualit. Asokohe me 19 pikë dhe Maganin në krye, kryeqytetasit reagonin duke u ngjitur nga vendi i 11-të në të gjashtë.

Në sezonin e vetëm, kur 26 herë kampionët ranë nga kategoria, renditeshin në vendin e tretë me 27 pikë pas 19 javësh. Për 17 javët e tjera deri në fund, shtonin 12 pikë të tjera që i dërguan në vendin e parafundit.

Kampionati aktual sheh Tiranën të ketë fituar vetëm dy fitore, më pak se çdo skuadër tjetër. Janë pikërisht ndaj Bylisit dhe Skënderbeut, që shfaqen si rivalë për mbijetesë.

Magani pasoi Bledi Shkëmbin në nëntor. Ky i fundit u largua duke e lënë Tiranën në të njëjtin pozicion, si vend i tetë.

Me dy pikë më tepër se Tirana e mbylli vitin Laçi i vendit të shtatë. Bylisi që mban vendin e parafundit ka  një pikë më pak, por dhe ndeshjen e prapambetur ndaj Teutës që e luan sot në orën 16:30. Skënderbeu është skuadra që mbyll renditjen e përgjithshme me 3 pikë më pak se bardheblutë.

Shifrat nuk gënjejnë, kjo është Tirana më e dobët e të paktën 20 viteve të fundit…

sdsd

RENDITJA AKTUALE

erer

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb