Moderatorja e famshme italiane e shumë emisioneve sportive, Paola Ferrari, ka folur së fundmi për kombëtaren axurre, Europianin dhe planet e saj për të ardhmen.

“Duhet të shohim nëse kjo kombëtare ka zemër dhe pasion, faktorë që kërkon Spalletti. Ajo që e bëri Italinë të fitonte tre vjet më parë ishte zemra. Lojtari kryesor ishte Gianluca Vialli. Me guximin e tij ai ishte shembull. Ai i dha ekipit të gjitha vlerat që mishëronte, u krijua një alkimi” – u shpreh Ferrari, e cila komentoi edhe ekipin aktual, që ndeshjen e parë do ta luajë kundër Shqipërisë:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Paola Ferrari (@paolaferrari_db)

“Spalletti ka një ekip të mirë, por unë nuk e shoh magjinë e të qenit bashkë. Ai ka një karakter nervoz, ai më fitoi mua kur fitoi titullin me Napolin. Një marrëdhënie e pabesueshme me fansat, një dashuri e ekzagjeruar, ishte i mirë me të gjithë. Edhe nga pikëpamja njerëzore më dukej se ai kishte disa vargje shtesë. Tani ai po përballet me testin më të rëndësishëm, shpresoj ta nisë me fitore, pse jo, të fitojë titullin” – përfundoi prezantuesja e famshme italiane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb