Torta e ditëlindjes sigurisht që ka qenë në versionin mini, por kjo nuk e ka penguar aspak Victoria Beckham të festojë ditëlindjen e saj të 45.
Një ditë e gjitha dedikuar familjes së saj, duke nisur që nga mëngjesi me bashkëshortin David dhe fëmijët Brooklyn (me të fejuarën Hanna Cross), Romeo, Cruz dhe Harper Seven, deri në darkën e organizuar në restorant.

Një ditë e paharruar, për ish anëtaren e Spice Girls, që ka filluar në 6 të mëngjesit, me një foto të patreguar më parë pa make-up.

Victoria ka dashur të ndajë me fansat e saj pamje nga festimet dhe dhuratat që i kanë bërë. Një natë më parë ajo ka festuar me miqtë e mikeshat e saj, mes të cilave Maria Sharapova, pritjen e ditëlindjes.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb