Victoria Beckham është femra më fashioniste e 2018.

Victoria do të marrë çmimin Ikona e Modës 2018 në E! People’s Choice Awards.

Të martën E!, njoftoi se 44-vjeçarja do të nderohet me çmimin e madh gjatë shfaqjes live People’s Choice Awards, më 11 nëntor.

“Ndihem kaq e nderuar që po marr çmimin e parë të ikonës së modës në E! People’s Choice Awards. Këtë vit festoj 10-vjetorin e markës sime dhe kjo është mënyra më e mirë për të shënuar këtë dekadë,”- tha stilistja.

“11 nëntori do të jetë një moment shumë i veçantë për mua”,u shpreh Beckham.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb