Pas Malcom, që ka cituar “Biblën”, por pa arritur të futet në ndeshjen kundër Valencia, ka qenë radha e një tjetër futbollisti të blerë gjatë merkatos së verës, të flasë në mënyrë fetare!

Por nëse ajo e brazilianit duket një mënyrë për të bërë gjërat personalisht në një moment të komplikuar, për kilianin është një sulm i mirëfilltë. Kundrejt kujt? Karshi Valverde… Fjalët e zgjedhura nuk janë të rastësishme dhe mbi të gjithaduken me peshë.

“Me Judat nuk luftohet, e varin vetë veten e tyre.” Me siguri që krahasimi i figurës së tradhtarit më të madh të besimit katolik me trajnerin e Barcelonës ka ardhur për faktin se Vidal qëndroi në stol për 90 minuta kundër Valencia.

Në Champions League luajti vetëm pak minuta dhe e shprehu mërzitjen e tij me një “emoji” në “Intagram”, ndërsa tani që qëndroi spektator në “Mestalla” dhe mërzitje kaloi në tërbim. Sulmi në rrjetet sociale, me Valverde që krahasohej me Judën, ishte relativisht i ashpër dhe futbollisti e fshiu nga profili i tij, por “El Mundo Deportivo” pati kohën për ta publikuar.

img_femartinez_20181008-114147_imagenes_md_otras_fuentes_arturo-059

Eshtë e thjeshtë të mendosh se Juda sipas Vidal është Valverde, i cili i ka premtuar se do ta përdorë më shpesh, më shumë minuta në fushën e lojës, por situata e kilianit mbetet e komplokuar.

Blerja tjetër e merkatos së verës, Arthur, po mbulohet me elozhet edhe shihet në avantazh ndaj Vidal, pavarësisht 30 milionë eurove që u paguan për ta marrë nga Bayern, duke mposhtur brenda pak orëve konkurencën e Inter, shkruan telesport.

Si do ta marrë klubi i Barcelonës postimin e Vidal? Herën e kaluar në “Camp Nou” e vlerësuar tërbimin e kilianit duke thënë se është gjë e mirë që kërkon të luftojë për të gjenë i vlefshëm për klubin, por përshtypja është se këtë herë gjërat nuk do të shkojnë në të tillë mënyrë…

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb