Një gjest i pazakontë është shënuar në Parlamentin Evropian nga deputetët britanikë.

Gjatë Himnit të Bashkimit Evropian të 751 deputetët e PE janë ngritur në këmbë në shenjë nderimi, por një pjesë e tyre i kanë kthyer shpinën sallës.

Një gjest i tillë është bërë nga deputetët e partisë euroskeptike të Brexit, drejtuar nga Nigel Farange, në shenjë refuzimi ndaj institucioneve të Unionit. Nga ana tjetër, deputetët liberalë u shfaqën në sallën e PE me bluza të verdha, në të cilat shkruanin “Stop Brexit”.

Kjo është shoqëruar me protesta edhe jashtë Parlamentit Evropian nga mbështetësit e eurodeputetëve separatistë të Katalonjës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb