MAQEDONI­- Lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev pritet që nesër të publikojë të ashtuquajturat ‘bombat’, të cilat kanë të bëjnë me dokumente për skandale dhe afera korruptive dhe kriminale të
pushtetit aktual.
Siç raporton agjencia e lajmeve maqedonase “Ina”, këto materiale kanë të bëjnë kryesisht me përgjime të kryera të bisedave ndërmjet kryeministrit Nikola Gruevski, zëvendëskryeministrit dhe ministrit të financave, Zoran Stavrevski dhe ministres të Punëve të Brendshme, Gordana Jankulovska.
Këto dy të fundit që nga formimi i qeverisë së VMRO­DPMNE konsiderohen si bashkëpunëtorët më të ngushtë të Gruevskit. Mësohet se bisedat mes tyre janë përgjuar nga pesë agjentë të shërbimit sekret. Por identitet i këtyre të fundit mbetet anonim dhe se ata, siç shkruan revista “Fokus” kanë vlerësuar se pushteti kishte tepëruar me përgjimet dhe se të shqetësuar nga e ardhmja e shtetit ata kishin arkivuar një pjesë të madhe të materialeve të përgjimit të cilët kanë mbërritur edhe tek lideri i LSDM­së, Zoran Zaev.
Sipas revistës, cituar nga “Ina”, këto dokumente janë pjesë e bombës së opozitës, e cila përmban dëshmi për kriminalitet, korrupsion, zgjedhje të falsifikuara, bisedime skandaloze midis Gruevskit dhe bashkëpunëtorëve më të ngushtë Stavrevski dhe Jankullovska.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: