Pas kthimit të Selfie-s në trend, mënyrat  për të fotografuar veten shtohen çdo ditë e më shumë. Pas shkopinjve të selfie-ve, teknologjia arriti deri në krijimin e dronëve që të filmoheni në çdo moment, por kjo është metoda më e re e auto-fotografimit.
Siç shkruajnë mediat e huaja bëhet fjalë për një pajisje të quajtur “SelfieFeet”. Bëhet fjalë për një pajisje e cila vendoset me një magnet në këmbë, dhe e cila kontrollohet me anë të një telekomande, përmes Bluetooth.

Projektuesit e kësaj pajisje kanë thënë se kanë dashur që të krijojnë një pajisje e cila do të ofronte një mundësi për të bërë “selfie”, në të cilat imazhe do të donim të kishim të fotografuara edhe duart.

Veç kësaj, thuhet se shkopinjtë për “selfie” janë të ndaluara në disa restorante, bare dhe muze. Çmimi i kësaj pajisje, thuhet se për momentin arrin në rreth 25 dollarë, gjë që ia mban xhepi edhe njerëzve të thjeshtë.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: