TIRANË

Opozita e Bashkuar është në një zë teksa vlerëson pozitivisht rolin e Presidentit Ilir Meta në tentativat e tij për t’i dhënë fund krizës politike. Ama sipas Dashamir Shehit, opozita nuk mund te shkonte në zgjedhjet e 13 tetorit të dekretuara nga Meta, për shkak se beteja e saj nuk ishte për të fituar disa muaj kohë, por për të larguar Ramën nga pushteti me zgjedhje të lira e të ndershme.

Prandaj sipas kreut të LZHK, kjo datë nuk i përmbushte kërkesat e opozitës. Sa i përket djegies së mandateve, Shehi ka një këndvështrim origjinal. Ai thotë se ky akt i opozitës pati anët e veta pozitive dhe negative.

Ndërsa kostot e krizës politike që po zgjat prej muajsh sipas Shehit, po i paguan Shqipëria. Sipas Dashamir Shehit, zgjidhja e krizës politike është një qeveria tranzitore me njerëz të ndershëm nga të dyja kampet, që do të mundësojë zgjedhje të lira e të ndershme.

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar foli edhe për aksionin e opozitës, që sipas tij do të vijojë me protesta mbarëpopullore, denoncime të vazhdueshme të elementeve kriminale në PS si dhe në dhënien e alternativës së re për shqiptarët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: