133 të rinj nisën sot Stërvitjen Individuale Bazë në Shkollën e Trupës Bunavi. Lajmin e bën me dije ministrja e mbrojtjes përmes një postimi në Facebook, e cila shkruan se mes të rinjve që dëshirojnë të jenë pjesë e FA, 12 janë vajza

“133 të rinj, mes të cilëve 12 vajza nisën Stërvitjen Individuale Bazë në Shkollën e Trupës Bunavi.

Ne në Forcën e Armatosur e konsiderojmë këtë stërvitje si porta hyrëse e njëherësh edhe si shkollën e parë të edukimit ushtarak.

Pas përfundimit me sukses të kësaj stërvitjeje intensive, rekrutët do të betohen dhe më pas do të shërbejnë në reparte të ndryshme të Forcave të Armatosura, ku do të kenë mundësinë të kualifikohen në disa profesione. #KrenariPërFA #BëhuPjesëeFA”, shkruan Xhaçka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb