Që talentet e rinj në Brazil nuk do të mungojnë asnjëherë kjo dihet prej kohësh, por së fundmi njëri prej tyre i ka mahnitur të gjithë, duke iu referuar edhe moshës, 17 vjeç e 4 muaj.

Bëhet fjalë për Rodrygo Goes, i cili në Brazil cilësohet si “Neymari i ri” dhe me shumë mundësi shpejt për të në merkato do të bëhen çmendurira.

Së fundmi, sulmuesi i cili luan me Santosin ka tërhequr vëmendjen për shkak të ‘tripletës’ në ndeshjen kundër Vitoria. ‘Ylli’ brazilian jo vetëm që ka shkëlqyer me lojën, por golat, të 3, i ka realizuar në harkun kohor të 9 minutave.

Rodrigo – triplete on Vidnews.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb