AUSTRALI

Një ngjarje e ‘pazakontë’  ka ndodhur në Melbourne të Australisë.  Senatori, Fraser Anning është qëlluar me vezë nga një 17-vjeçar teksa po fliste përpara mediave.

Një ditë më parë  ai fajësoi myslimanët për sulmin terrorist brenda dy xhamive në Zelandën e Re, ku mbetën të paktën 49 persona të vdekur.

Senatori australian menjëherë pas sulmit tragjik reagoi në Twitter duke shkruar: ‘A mendon dikush ende se emigracioni mysliman dhe dhuna nuk janë të lidhura me njëra-tjetrën’.


Mediat vendase kanë filmuar momentin kur adoleshenti i hedh vezën në kokë senatorit, ndërsa ky i fundit i është kundërpërgjigjur duke e goditur me shpulla e grushte. Pamjet e publikuar kanë bërë xhiron e mediave ndërkombëtare.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb